Telegrafi

Ter Stegen zgjedh portierët më të mirë… por asnjë nuk vjen nga La Liga

BARCELONA, SPAIN - APRIL 04: Marc-Andre ter Stegen of Barcelona points during the UEFA Champions League Quarter Final Leg One between FC Barcelona and AS Roma at Camp Nou on April 4, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Marc-Andre ter Stegen ka folur për portierët më të mirë aktual, duke mos zgjedhur asnjë të La Ligas.

Portieri gjerman ka zgjedhur më të mirët, duke lënë jashtë portierë si Jan Oblak dhe Keylor Navas.

Ter Stegen është kthyer ndër më të mirët këtë sezon pasi ka shkëlqyer në të gjitha garat.

Gjermani është kthyer si zgjedhja e parë në dy edicionet e fundit, pas largimit të Claudio Bravo drejt Manchester Cityt.

Barcelona me të në portë është drejt përfundimit të kampionatit pas asnjë humbje për herë të parë në histori dhe ndër më meritorët për këtë është Ter Stegen.

Ai ka zgjedhur pesë portierët më të mirë aktual, me Gianluigi Buffonin në krye.

Në listë bën pjesë edhe David De Gea dhe Manuel Neuer. /Telegrafi/

Gianuligi Buffon

David de Gea

Manuel Neuer

Ederson

Alisson