Telegrafi

Ter Stegen zbuloi strategjinë e Solskjaerit, pasi letra e norvegjezit me formacionin e lojës për Rashfordin ra në duart e portierit

Në pjesën e dytë, Manchester United kërkonte të bënte më shumë ndaj Barcelonën, ku Ole Gunnar Solskjaer i shkroi një letër Marcus Rashfordit, duke i dhënë instruksione.   

Sulmuesi pasi e lexoi letrën ku ishe e shkruar strategjia e gjuajti në tokë.

Marc-Andre ter Stegen që nuk kishte aq punë e gjeti letrën e dhe e pa strategjinë.

Por çfarë shkruante në letër?

Letra tregonte se si dëshironte trajneri i United të luajnë lojtarët e tij në formacion. Aty ishin shkruar emrat dhe formacioni 4-4-2.

Nuk ishte diçka e madhe, por për herët tjera Marcus duhet të jetë më i kujdesshëm.

Në fund Solskjaer humbi 3-0 dhe skuadra e tij u eliminua me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Lionel Messi shënoi dy herë, ndërsa Philippe Coutinho një herë.

Barcelona do të përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e për zhvillohet me 1 maj në Barcelonë, ndërsa me 7 maj në Anfield ajo kthyese. /Telegrafi/