Telegrafi

Ter Stegen: Tregova sa vlej – nga një pikë, rezultati real

Portieri i Barcelonës, Marc Ter Stegen, ka thënë se e ka dëshmuar kualitetin e tij ndaj Borussia Dortmundit.

Gjermani priti një penallti dhe shumë gjuajtje në barazimin 0-0.

“Njerëzit e dinë se çfarë jam në gjendje të bëjë”.

“Kma gjithmonë besim në vetën tim, në paraqitjet e mija, dhe sot ka qenë dita që e ka vërtetuar këtë”.

“Luajtëm mirë sot, por duhet të përmirësohemi ende në disa drejtime”.

“Një pikë është një rezultat real”, ka thënë Ter Stegen.

Barcelona në fundjavë luan ndaj Granadas, pastaj me Getafen dhe Villarrealin. /Telegrafi/