Telegrafi

Ter Stegen synon thyerjen e një rekordi të madh personal ndaj Real Madridit

Udhëtimi i Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ mund të shënojë një tjetër rekord personal për Marc-Andre Ter Stegen.

Blaugranasit po luftojnë për të mbajtur ‘gjallë’ ato pak shpresa që kanë për të mbrojtur titullin e La Ligës, para duelit me rivalin e përbetuar.

Pasi tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve, qëllimi i Barcelonës do të jetë që të ‘shqetësojnë’ Real Madridin, duke i bërë presion deri në ndeshjen e fundit.

Ter Stegen po vazhdon të jetë një ndër lojtarët më të spikatur të Barcelonës, me një rekord solid në elitën e futbollit spanjoll.

Para fillimit të El Clasicos, Ter Stegen nuk ka pësuar gol në 583 minuta lojë, teksa rekordi i tij personal pa pranuar gol qëndron në 636 minuta.

Lexo po ashtu U raportua se do të largohej, ylli i Barcelonës i sigurt se do të mbetet pjesë e ekipit

Nëse Ter Stegen arrin që të mos pësojë ndaj Real Madridit për të paktën 53 minuta, atëherë ai do të thyejë rekordin e tij personal, dhe do të mbetet në garë për të thyer rekordin në nivel klubi që e mban Claudio Bravo me 755 minuta pa pësuar gol.

Portieri gjerman ka humbur një pjesë të konsiderueshme të këtij sezoni për shkak të një lëndimi, ndërsa tani është kthyer në 100 për qind të formës dhe i gatshëm t’i ndihmojë Barcelonës në fazën përfundimtare të sezonit./Telegrafi/