Telegrafi

Ter Stegen rinovon kontratën me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se portieri Marc-Andre Ter Stegen ka vazhduar kontratën me klubin edhe për disa vite.

Marrëveshja e re e Ter Stegenit do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2028.

Megjithatë, kjo marrëveshje e re pesëvjeçare vjen me një plan për të ndihmuar Barcelonën të lundrojë nëpër kufizimet e saj të Fair Play Financiar.

“Ne mbajmë portierin më të mirë”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

31-vjeçari do të shtyjë një pjesë të pagës së tij dhe do të bëjë që Barça të shpërndajë pagesat gjatë kohëzgjatjes së kontratës së tij.

Ter Stegen fiton rreth katër milionë euro në sezon te Barca. Kontrata e re do të vijë me një rritje page, por ai do të duhet të fitojë më pak se katër milionë euro këtë vit për të lejuar Barçën të regjistrojë lojtarë si Inaki Pena.

Portieri gjerman u emërua njëri nga kapitenët e Barçës pas largimit të Gerard Pique dhjetorin e kaluar. /Telegrafi/