Site icon Telegrafi

Ter Stegen reagon pasi Barcelona pësoi humbje të thellë nga Monaco

Barcelona pësoi një humbje shokuese 3-0 ndaj Monacos në trofeun Joan Gamper.

Katalunasit kanë treguar paraqitje të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë e shihnin skuadrën e Hansi Flick si favorit në këtë duel.

Mirëpo pas një pjese të parë të barabartë 0-0, në pjesën e dytë Monaco realizoi tre gola për ta fituar trofeun.

Kapiteni i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen pas ndeshjes ka thënë se shpreson të jetë thjesht një aksident dhe që gjërat të përmirësohen në të ardhmen.

“Shpresojmë që të jetë thjesht një aksident”, tha fillimisht Marc-Andre ter Stegen pas ndeshjes.

“Në momente të caktuara të lojës, ne nuk ishim të mprehtë dhe kjo sigurisht që na kushtoi me Monacon që shfrytëzoi rastet.

“Detajet vendosin ndeshjet dhe ndeshja e sotme është një paralajmërim. Shpresojmë që gjërat të përmirësohen”, tha Ter Stegen. /Telegrafi/

Exit mobile version