Site icon Telegrafi

Ter Stegen në shitje

Portieri gjerman Marc Andre Ter Stegen po i shijon ditët e fundit në Barcelonë.

Gjermani u transferua dy vite më parë në ‘Camp Nou’, nga Borussia Moenchegladbach por duket se nuk dëshiron të vazhdoi qëndrimin në La Liga.

Arsyeja është se gjermani po është titullar në portën e blaugranëve vetëm në ndeshjet e Kupës së Spanjës dhe në Ligën e Kampionëve.

Kështu klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar se ka vënë në listën e shitjeve Ter Stegenin.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier në Angli, ku Manchester City dëshiron transferimin e tij.

Për ta lënë të lirë portierin e saj të dytë, Barcelona po kërkon rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version