Barcelona ka marrë një lajm të mirë ditën e fundit, pasi Marc-Andre ter Stegen është kthyer në trajnimin me grupin pasi ishte jashtë më ndeshjet e javëve të para të sezonit shkaku i dëmtimit.
Portieri duhej t’i nënshtrohej një operacioni për një dëmtim në gjurin e djathtë në verë dhe nuk ka luajtur ende në sezonin 2020/21.
Miku i tij brazilian, Neto, e ka zëvendësuar gjermanin në portë dhe ka bërë mirë deri më tani.
Tani, megjithatë, gjermani madje mund të bëjë një kthim dhe të bëhet pjesë e skuadrës së Barcelonës këtë fundjavë në ndeshjen e së shtunës në udhëtim te Alaves.
🎧 PM Workout 🎧 pic.twitter.com/abJVF572O2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 30, 2020
Samuel Umtiti gjithashtu ishte përsëri në fushë, me Barcelonën që konfirmoi se qendërmbrojtësi francez përfundoi një pjesë të seancës me bashkëlojtarët.
Ndryshe, Ter Stegen javëve të fundit rinovoi kontratën me klubin nga Camp Nou. /Telegrafi/