Telegrafi

Ter Stegen ka më shumë asistime se Ronaldo, Hazard dhe Ozil deri më tani në këtë sezon

Marc-Andre ter Stegen është duke vazhduar më formë të lartë edhe në këtë sezon te Barcelona.

Portieri gjerman tregoi formë të lartë edhe në fitoren 5-2 të Barcelonës ndaj Mallorcas në kuadër të javës së 16-të në La Liga.

Ter Stegen madje ishte edhe në listën e asistuesve në këtë fitore të thellë të Blaugranasëve, derisa Lionel Messi arriti të realizonte het-trik.

Kjo nuk është hera e parë që gjermani asiston te një gol në këtë sezon, pasi një gjë të tille e kishte bërë edhe në muajin shtator kur kishte asistuar te Luis Suarez ndaj Getafes.

Mbrëmë Ter Stegen e bëri sërish të njëjtin veprim, por tani te Antoine Griezmann, duke e gjetur atë në mënyrë perfekte.

Derisa Eden hazard, Mesut Ozil dhe Cristiano Ronaldo kanë nga vetëm një asistim, numri një i Barcelonës tashmë ka dy asistime dhe është vetëm portier. /Telegrafi/