Telegrafi

Ter Stegen, heroi nën hije i fitores historike të Barcelonës ndaj PSG-së (Foto/Video)

Barcelona fitoi 6-1 ndaj Paris Saint Germainit në ndeshjen e kthimit në Camp Nou dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Një nga më meritoret për këtë sukses të madh të klubit katalunas ishte portieri Marc-Andre Ter Stegen, apo heroi i në hije i kësaj fitore historike.

Teksa rezultati ishte 5-1 dhe Barçës i duhej vetëm një gol për të vazhduar tutje, portieri gjerman lëshoi portën dhe u nis drejt sulmit.

Lexo po ashtu Neymar tallet në Instagram me dy lojtarët e PSG-së duke përdorur fotografinë e tyre nga ndeshja e parë (Foto)

“Gjithçka, ose asgjë”, kjo ishte moto e lojtarëve të Barcelonës në ato momente dhe në fund kjo iu shpagua atyre pozitivisht.

Lojtarët e Luis Enriques po provonin të shënonin golin e kualifikimit, por për një moment humbin topin. Marco Verratti e merr atë dhe nisët drejt portës së vendasve e cila ishte e boshatisu, por Ter Stegen ia rimerr topin italianit dhe Verratti ndëshkohet me karton të verdhë nga Deniz Aytekin për ndërhyrje të palejuar në gjermanin.

https://twitter.com/AlexTruica/status/839638444318076929

Dhe këtu e gjitha filloi, faulli u ndal, loja rinisi, Ter Stegen u kthye te zona kundërshtare për të ndihmuar skuadrën, Neymar harkon në zonë dhe Sergi Roberto shënon golin e kualifikimit.

Pas kësaj Verratti ishte shumë i dëshpëruar, pasi e ndjente vetën fajtore për golin e gjashtë. /Telegrafi/

Pritja kruciale e Ter Stegen ndaj Cavanit:

https://twitter.com/FCBdaily/status/839631754801577985