Barcelona fitoi 6-1 ndaj Paris Saint Germainit në ndeshjen e kthimit në Camp Nou dhe kështu u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Një nga më meritoret për këtë sukses të madh të klubit katalunas ishte portieri Marc-Andre Ter Stegen, apo heroi i në hije i kësaj fitore historike.
Teksa rezultati ishte 5-1 dhe Barçës i duhej vetëm një gol për të vazhduar tutje, portieri gjerman lëshoi portën dhe u nis drejt sulmit.
“Gjithçka, ose asgjë”, kjo ishte moto e lojtarëve të Barcelonës në ato momente dhe në fund kjo iu shpagua atyre pozitivisht.
Lojtarët e Luis Enriques po provonin të shënonin golin e kualifikimit, por për një moment humbin topin. Marco Verratti e merr atë dhe nisët drejt portës së vendasve e cila ishte e boshatisu, por Ter Stegen ia rimerr topin italianit dhe Verratti ndëshkohet me karton të verdhë nga Deniz Aytekin për ndërhyrje të palejuar në gjermanin.
https://twitter.com/AlexTruica/status/839638444318076929
Dhe këtu e gjitha filloi, faulli u ndal, loja rinisi, Ter Stegen u kthye te zona kundërshtare për të ndihmuar skuadrën, Neymar harkon në zonë dhe Sergi Roberto shënon golin e kualifikimit.
Pas kësaj Verratti ishte shumë i dëshpëruar, pasi e ndjente vetën fajtore për golin e gjashtë. /Telegrafi/
Pritja kruciale e Ter Stegen ndaj Cavanit:
https://twitter.com/FCBdaily/status/839631754801577985