Marc-Andre ter Stegen , edhe pse humbi ndeshjen për shkak të lëndimit, ishte një figurë kyçe në fitoren e Barcelonës në Superkupën e Spanjës .
Kapiteni i katalunasve ishte pranë skuadrës duke motivuar shokët për të marrë një fitore spektakolare 5-2 ndaj Real Madridit.
Në fund ishte vet Ter Stegen që vendosi shiritin e kapitenit në dorë dhe e ngriti në qiell trofeun e Superkupës.
“Është krenari ngritja e trofeut, por përpjekjet u bënë nga bashkëlojtarët e mi, të gjithë e meritojnë ta ngrenë kupën”, tha ai.
Ter Stegen diskutoi gjithashtu kartonin e kuq të Wojciech Szczesny , duke ofruar mbështetje për Szczesny dhe Inaki Pena.
“Unë nuk i marr vendimet, por Inaki Pena dhe Szczesny janë dy portierë spektakolar, të dy janë në një nivel të shkëlqyer. Gjëja më e rëndësishme është që ka një marrëdhënie të shkëlqyer mes të gjithëve,” shpjegoi ai.
Për çështjen e regjistrimit të Dani Olmo dhe Pau Victor, Ter Stegen komentoi: “Është një çështje e brendshme, mendoj se klubi ka bërë gjithçka që është e mundur që askush të mos vuajë. Për fat të mirë, gjithçka është zgjidhur dhe i shoh dy lojtarët shumë të qetë. .”
Portieri gjerman dha gjithashtu një përditësim për rikuperimin e tij. “Do të kthehem kur të jem mirë që të mund të ndihmoj grupin, ndihem shumë i etur, jam i rrethuar nga një ekip i mrekullueshëm profesionistësh që po më ndihmojnë shumë”, përfundoi Ter Stegen. /Telegrafi/