Marc-Andre ter Stegen tregoi edhe një herë se është ekspert kur është në pyetje pritja e penalltive, duke pritur një të tillë për Barcelonën në ndeshjen gjysmëfinalen të Copa del Rey ndaj Sevills.
Gjermani kërceu në të djathtën e tij tij për të një goditje pothuajse për tokë të Lucas Ocampos , duke i siguruar Blaugranave një mundësi për të kthyer në ndeshje.
Ishte penalltia e shtatë që Ter Stegen ka pritur me fanellën e Barcelonës, duke pritur gjithashtu penallti ndaj Borussia Dortmund, Valencia, Sevilla, Celtic, Roma dhe Manchester City.
https://www.youtube.com/watch?v=E23NBZ1M5ik
Në fillim të këtij sezoni, ai ishte gjithashtu heroi në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, duke pritur dy penallti në fitoren ndaj Real Sociedadit.
When you — literally — save the game. #BarçaSevilla pic.twitter.com/wKGFhdXMpM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 3, 2021
Në të gjitha garat, Ter Stegen ka pasur kundër 20 penallti si portier i Barcelonës, dhe me shtatë të pritura është një raport i mirë. /Telegrafi/