Marc-Andre ter Stegen ka thënë se ai nuk e ka asnjë qëllim tjetër, pos të vazhdojë të luajë për klubin që gjithmonë e ka ëndërruar të jetë pjesë e tij, Barcelonës.
Portieri gjerman lidhej me një largim të mundshëm nga Camp Nou, mirëpo rinovoi kontratën me klubi katalunas edhe për katër vite të tjera.
“Dua të luajë në Camp Nou edhe për shumë vite të tjera dhe të vazhdoj të fitoj tituj”, ka thënë ter Stegen për Cadena Cope.
“Nuk ka motivim më të madh për mua. Shpresoj që shumë shpejtë të festojmë tituj së bashku me tifozët”.
“Barcelona është bërë shtëpia ime dhe e familjes. Jemi të lumtur si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ishte e qartë se do e rinovoja kontratën”, ka shtuar më tej gjermani.
Ter Stegen ishte duke u rikuperuar nga një lëndim që e mbajti jashtë fushe për 78 ditë, mirëpo tani është rikthyer si titullar te Barcelona. /Telegrafi/