Site icon Telegrafi

Ter Stegen afër rinovimit të kontratës me Barcelonën

Gjermani është numri 1 i portës së Barcelonës

Marc-Andre Ter Stegen thuhet se është afër që ta rinovojë kontratën me Barcelonën.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, portieri gjerman pritet ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas qysh në muajin janar.

Kontrata e Ter Stegenit skadon në vitin 2022, derisa lidhet me një kalim te Bayern Munichu ose Juventusi.

Por, mediumi spanjoll raporton se gjermani do të vazhdojë kontratën deri në vitin 2025 me kampionin e La Liga-s.

Lexo po ashtu Ter Stegen befason të gjithë, pasi paralajmëron se mund të largohet nga Barcelona

27-vjeçari u transferua në Camp Nou në vitin 2014 për 12 milionë euro nga Bourssia Monchegladbach dhe në tri sezonet e fundit është bërë numri një në portën e katalunasëve.

Ai ishte fillimisht numri dy në portë, pasi Claudio Bravo ishte i pakonkurrencë, por më pas ai kaloi te Manchester City, duke i lënë pozitën e të parit gjermanit. /Telegrafi/

Exit mobile version