Site icon Telegrafi

Teqeja “Arabati Baba” sërish në procedurë gjyqësore

Bashkësia Fetare Islame (BFI) dhe Komuniteti Bektashian në Tetovë do të duhet përsëri t’i drejtohen gjykatës për të treguar se kanë të drejtë menaxhimi me kompleksin e objekteve që janë në pronësi të kombinatit “Teteks”, në teqenë “Arabati Baba”.

Kontestimi për këto objekte zgjat tashmë 17 vite, ndërkaq që pas vitit 2001 BFI-ja ka menaxhuar me këto objekte.

Gjykata e Lartë vendosi që të shfuqizojë aktgjykimin e Apelit në Gostivar dhe të Gjykatës Themelore të Tetovës. Bëhet fjalë për hotelin “Teqe”, një ngastër, një banesë, vendparkim, në një vlerë prej rreth një milionë euro.

Gjykata e Lartë ka konstatuar shkelje të Ligjit për procedurë kontestimore në vendimet e Apelit në Gostivar dhe të Themelores në Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version