Telegrafi

Teprimi me acid folik i dëmshëm

Në një studim pesëvjeçar (2000-2005) janë analizuar 32.000 fëmijë, me ç’rast është vërejtur se 22% e nënave të tyre kishin marrë preparatet të acidit folik në tremujorin e parë të shtatzënisë, ndërsa 42% e tyre gjatë gjithë shtatzënisë.

Rezultatet kanë treguar se shumë më të rrezikuar për të zhvilluar vështirësi në frymëmarrje dhe infeksione kanë pasur të porsalindurit, nënat e të cilëve kishin marrë preparate të acidit folik në tre muajt e parë të shtatzënisë.