Telegrafi

Tepër e bukur për të qenë në këshillin komunal

27-vjeçarja, një studente e arkitekturës, ka fituar 10.000 vota në zgjedhjet e qershorit dhe në këtë mënyrë ka siguruar një vend në Këshillin komunal, mirëpo komisioni zgjedhor e ka diskualifikuar, duke qenë se “nuk përputhet me kodin islamik”.

“Nuk duam model për pista mode në Këshill”, ka thënë njëri zyrtar nga qyteti Qazvin.

Edhe pse në pllakatet gjatë fushatës, Moradi ka qenë me mbulesë, koalicionet e grupeve të ndryshme fetare në Iran i kanë etiketuar ato si “vulgare” dhe “anti-religjioze”.

“Votat e saj janë shpallur të pavlefshme për shkak të diskualifikimit. Ia kemi treguar arsyen pse është diskualifikuar”, ka thënë përfaqësuesi i Qazvinit në parlamentin iranian, Seyed Reza Hossaini. /Telegrafi/