Nëse besoni se këngëtarja Taylor Swift është sataniste, politikani amerikan Ted Cruz është vrasësi misterioz serik i quajtur Zodiac, dhe se Hillary Clinton ka vdekur në shtator… atëherë viti 2016 është viti juaj.
Ndonëse keni menduar se njerëzimi është më i arsimuar, edhe sivjet lindën shumë teori të çuditshme të konspiracionit. Telegrafi ua sjell disa nga ato.
1. TOKA ËSHTË E RRAFSHËT
Edhe pse kemi menduar se ky problem ka kohë që është zgjidhur, në janar një reper amerikan ka shkaktuar një ortek të paparë të reagimeve. Muzikanti i njohur si B.o.B. qëndron në një kodër e në sfond, siç thuhet në status, janë qytetet rreth 25 kilometra larg. Sipas tij, kjo dëshmon se Toka është e rrashtë, sepse nëse do të ishte e lakuar, qytet pas tij nuk do të shiheshin. Natyrisht, fotografia u bë hit i menjëhershëm në internet, ndërsa në debat është përfshirë madje shkencëtari Neil deGrasse Tyson.
https://twitter.com/bobatl/status/691411463051804676
2. TAYLOR SWIFT ËSHTË SATANISTE
Ngjashmëritë mes dukjes fizike të këngëtares së njohur amerikane dhe të bijës së themeluesit të Kishës së Satanit, Anton Lavey, ishin të mjaftueshme që Swift të renditet në tek kulti i errët.
Taylor Swift is probably NOT the secret scion of America's foremost Satanist family but like how can we be sure pic.twitter.com/R6mJ1004K1
— Anthony Oliveira (@meakoopa) January 5, 2016
3. KATY PERRY ËSHTË JONBENET RAMSEY
Kjo teori daton që në vitin 2014, por këtë vit u rikthye pas dokumentarit të CBS News-it për vrasjen misterioze të gjashtëvjeçares JonBenet Ramsey, në dhjetor të vitit 1996.
https://youtu.be/FPpH-_k3PQU
4. TED CRUZ ËSHTË VRASËSI ZODIAC
Gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë, ishte një teori konspiracioni që thoshte se Ted Cruz – atëherë kandidat republikan për president, krahas Donald Trumpit – është vrasës serik i viteve 1960-70, i njohur si Zodiac. Se njerëzit e besuan këtë, tregon një sondazh në Floridë sipas të cilit 38 e të anketuarve thoshin se është e mundur që ai të jetë vrasësi misterioz nga e kaluara.
Wake up America #ZodiacTed pic.twitter.com/l7qqqXpDQk
— Griff (@ffingir) February 2, 2016
#zodiacted pic.twitter.com/fTKOoLbyzX
— Maureen Johnson (@maureenjohnson) October 9, 2016
https://twitter.com/pattymo/status/688477200408907776
https://twitter.com/jimography/status/688486007226814464
5. FIDEL CASTRO ËSHTË BABAI I KRYEMINISTRIT TË KANADASË
Kjo teori doli në Reddit pas vdekjes së Castros në nëntor dhe pasi kryeministri kanadez, Justin Trudeau, liderin e ndjerë kuban në Twitter e ka quajtur “udhëheqës i jashtëzakonshëm”.
Forget pizzaghazi, the best conspiracy theory going is that Justin Trudeau is Fidel Castro's biological son. pic.twitter.com/HxYC5lWH5C
— Josh Centers (@jcenters) December 9, 2016
HOW DID I NOT KNOW OF THIS EARLIER. This is my fav conspiracy theory atm, justin trudeau is fidel castro's son.
Face swap: pic.twitter.com/NP5Pgb4zGy— Dio ☭🇱🇧🇵🇸🇮🇷 (@arlaqin) December 8, 2016
6. HILLARY CLINTON KA VDEKUR, PO E ZËVENDËSON SURROGATI
Kjo është teoria më e çuditshme, që shfaqet pasi Clinton sëmuret gjatë kampanjës. Një përdorues në YouTube shfaq xhirimin që thotë se ajo ka vdekur me 11 shtator dhe se në xhirime është një animacion kompjuterik ose kipci i saj.
https://twitter.com/PizzaPartyBen/status/806992306460971008
7. NDRYSHIMI I KLIMËS ËSHTË MASHTRIM I MBËSHTETUR NGA KINA
Donald Trump më 2012 në Twitter ka shkruar se ngrohja globale është krijuar nga Kina për ta bërë prodhimin amerikan jokonkurrues. Ai më pas tha se ka bërë “shaka”. Por, në vitin 2016 doli se ende beson në shakatë e tij.
The concept of global warming was created by and for the Chinese in order to make U.S. manufacturing non-competitive.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 6, 2012
8. DONALD TRUMP ËSHTË DEMOKRAT
Qesharake edhe kjo, apo jo? /Telegrafi/