Telegrafi

Teoritë konspirative për Roswell vazhdojnë të qarkullojnë edhe pas 75 viteve nga incidenti me UFO

Teoritë vazhdojnë të qarkullojnë edhe 75 vjet pas “shikimit” më të famshëm ndonjëherë të UFO-ve, e disa teori përfshijnë nazistët dhe përplasjen e alienëve.

Incidenti “Roswell” ndodhi në vitin 1947 në qytetin e Roswell në New Mexico, kur banori i quajtur Mac Brazel gjeti disa mbetje dhe mbeturina të çuditshme me letër alumini, goma dhe shkopinj druri.

Befasisht u përfshi edhe ushtria amerikane dhe lëshuan një deklaratë për shtypin ku ata thanë se kishin gjetur një “disk fluturues”, shkruan The Mirror, transmeton Telegrafi.

Nga Fusha Ajrore e Ushtrisë në Roswell (RAAF) thanë: “Shumë thashetheme në lidhje me diskun fluturues dje u bënë të vërteta kur zyra e Grupit të 509 Bombardues të Batalionit të Tetë të Forcave Ajrore në Fushën Ajrore të Ushtrisë në Roswell, ishin aq me fat sa që të marrin nën zotërim një disk në bashkëpunim me disa fermer vendas dhe me zyrën e sherifit në Chaves County”.

RAAF shumë shpejtë ndryshuan fjalët e tyre duke thënë se mbetjet ishin nga një balon i tregimit të motit.

Entuziastët e UFO-ve kanë mbetur skeptik nga deklaratat zyrtare të qeverisë që nga atëherë dhe disa njerëz besojnë se mbetjet i përkisnin një UFO-je e cila u rrëzua nga vetëtima. Sigurisht se nuk ishte befasi që alienët gjendeshin në atë zonë thonë teoricienët e konspiracionit, për shkak të shqetësimeve të jashtëtokësorëve mbi aktivitetin nuklear të SHBA-ve.

Disa anëtarë të tjerë nga brigada e letrave të aluminit besojnë se UFO-ja ishte me origjinë naziste, e ndërtuar nga shkencëtarë gjerman e që pastaj i dërguan në SHBA për të punuar mbi bombën atomike. Sipas teoricienëve, UFO e ndërtuar nga Nazistët e Roswell nuk ishte në gjendje të mirë fluturimi dhe u rrëzua për atë shkak.

Mediat lokale nuk ndihmuan në qetësimin e spekulimeve, pasi që Roswell Daily Record raportoi duke shkruar “RAAF kap Pjatën Fluturuese në Rajonin e Fermave të Roswell”. /Telegrafi/