Telegrafi

Teoria konspirative pretendon se Messi është i destinuar të fitojë Kupën e Botës këtë vit

Një teori konspirative rreth Kampionatit Botëror tregon se Lionel Messi do të fitojë Kupën e Botës me Argjentinën këtë edicion.

Skuadra nga Amerika e Jugut do të përballet sot (e shtunë) me befasinë e kësaj faze, Australinë, në ndeshjen e 1/8-tës dhe pritet të kalojë tutje.

Ky turne do të jetë Botërori i fundit i Messit pasi 35-vjeçari duket të fitojë të vetmin trofe që i ka shpëtuar ndonjëherë.

Ai theu mallkimin e tij ndërkombëtar duke fituar Kupën e Amerikës vitin e kaluar, por triumfi në Katar pa dyshim do të ishte një kulm i karrierës.

Shenjat për fitoren e Argjentinës janë të forta, duke pasur parasysh se kjo lidhet me fitoren e saj të famshme të frymëzuar nga Diego Maradona në Kupën e Botës në vitin 1986.

Ajo gjithashtu lidhet me disa shenja të papritura që janë bërë realitet pas fazave të paparashikueshme të grupeve që sapo kemi parë.

Shenjat që lidhen me triumfin e Argjentinës janë: Hera e fundit që Maroku kryesoi grupin e Kupës së Botës ishte viti 1986; Hera e fundit që Belgjika përfundoi e treta në grupin e Kupës së Botës ishte viti 1986; Hera e fundit që Kanadaja përfundoi në fund në grupin e Kupës së Botës ishte viti 1986.

Askush nuk priste që Maroku të kryesonte një grup që përfshinte Kroacinë, Belgjikën dhe Kanadanë, por ata ishin jashtëzakonisht mbresëlënës pasi fituan një vend në fazën e ardhshme kundër Spanjës, e cila ka mundur vetëm Iranin, Australinë dhe Kosta Rikën që nga fitimi i trofeut në vitin 2010.

Belgjika ishte zhgënjimi i madh pasi ‘Gjenerata e Artë’ e tyre mori një fund të papritur pas një humbjeje ndaj Marokut, një barazim me Kroacinë, si dhe fitoi ndaj Kanadasë.

Argjentina është një ekip i rregullt në fazat e eliminimit direkt në këtë turne, pasi është eliminuar në fazat e grupeve vetëm tre herë në të gjithë historinë e saj.

Për më tepër, herën e fundit që Australia arriti në 1/8-tën (2006), skuadra që i mundi, Italia, fitonte Kupën e Botës dhe historia mund të përsëritet këtu. /Telegrafi/