Ish-futbollisti dhe ish-prezantuesi i BBC-së, David Icke, pas tërheqjes nga mediat, është bërë një “guru” i teorive të konspiracionit, duke planifikuar edhe një turne botëror të “vetëdijesimit”.
Qëllimi i tij është për të “paralajmëruar” të gjithë se nëse “nuk zgjoheni nga mjegulla ku jetojmë”, elita e errët psikopatike do të ketë kontroll të plotë ndaj njerëzimit përmes inteligjencës artificiale të kompjuterëve – për së paku tri vite!
Edhe në vitin 2000 ai ka thënë se bota sundohet nga qeniet që janë zvarranikë në trupat e disa individëve. Që atëherë ai nisi diskutimet mbi një numër të teorive konspirative, si ato që sulmi i 11 shtatorit ishte një “vepër e njerëzve nga brenda.”
Ike tash parashikon se nëse “miliarda njerëz nuk zgjohen” deri më 2018, do të mund të kapen në versionin real të Matriksit, si në filmat me Keanu Reevesin.
Të gjitha këto, ai i ka “sqaruar” në intervistën e tij në YouTube. /Telegrafi/