Telegrafi

Teori dhe praktikë për dizajnimin dhe përpunimin e drurit – Kolegji AAB

Ftesë për aplikim në “Programin Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit 

Nëse keni pasion për dizajnin dhe dëshironi të përfitoni shkathtësitë e nevojshme për të bërë karrierë në industrinë e drurit, Programi Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit është për ju. 

Kombinim i teorisë dhe praktikës

Ky program ofron një kombinim të shkëlqyeshëm të trajnimit teorik dhe praktik, duke ju mundësuar të zhvilloni kompetencat tuaja në fushën e dizajnit dhe përpunimit të drurit. Me ligjërues nga Italia dhe ligjërues vendorë me përvojë të pasur, do të mësoni teknikat më të fundit dhe tendencat e dizajnit të produkteve të drurit.

Përfitimet nga ky program

Përfitimet e këtij programi janë të mëdha. Jo vetëm që do të fitoni një certifikatë të njohur për realizimin e programit të arsimit ekzekutiv, por gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni nga lëndë të njëjta ose të ngjashme në studimet e Bachelor ose Master në Arkitekturë dhe Arte të ofruara nga Kolegji AAB.

Kosto e përballueshme 

Tarifa e caktuar për ndjekjes e këtij program do të jetë në shumë prej 500 euro. Kjo kosto përfshin  të gjitha shpenzimet në kuadër të programit, përfshirë ligjëratat teorike, punën praktike dhe  pjesëmarrjen në panairin virtual. 

Për më shumë detaje rreth kushteve dhe kritereve të aplikimit klikoni KËTU.