Teologu Xhabir Hamiti ka shprehur pakënaqësi me xhaminë e cila ndonëse ka nisur shumë vite më parë të rinovohej, ajo ende nuk ka përfunduar.
Hamiti ka kërkuar të dije se cilat janë arsyet e neglizhimit të këtij objekti fetar në kryeqytet.
Ai ka thënë se kjo xhami ka mbetur për ‘gjynah, përkundër rëndësisë që ka si monument.
“Nëse dikush e di me na tregu, se ku qëndron arsyeja e neglizhimit të këtij objekti të rrallë fetar në vendin tonë, mirë do ishte të na bënte me dije! Çka është e tepërt është e tepërt”, ka shkruar Hamiti./Telegrafi/