Teofimo Lopez Jr. e ka forcuar pozitën e tij në boks duke u bërë kampioni më i ri i katërfishtë në histori të këtij sporti.
23-vjeari nga Brooklyni e mposhti Vasyl Lomachenkon, medalist i artë i dyfishtë dhe kampion në tri kategori nga Ukraina, me vendim unanim në meçin e zhvilluar në Las Vegas.
Në këtë mënyrë, Teofimo tash mban katër tituj kampioni në kategorinë e peshave të lehta.
Dueli shkoi deri në 12 raunde të vështira në ‘MGM Grand Conference Center’, ndërsa në fund triumfues doli Lopez.
Boksieri i ri i ka rënë në sy edhe legjendës Mike Tyson, i cili ka reaguar në Twitter duke thënë se Teofimo është njeriu që tash e tutje duhet mposhtur.
Brooklyn was definitely in the house tonight. Lopez is the man to beat. Another Brooklyn champion. #LomaLopez
— Mike Tyson (@MikeTyson) October 18, 2020
Ai është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të lehta, meqë e ka mbajtur titullin IBF që nga viti 2019, kurse këtë vit është shpallur kampion i titujve WBA, WBO, WBC . /Telegrafi/
ALL. THE. BELTS.
At 23 years old, #TheTakeover is now…
👑 The only 4-belt champ in Lightweight history
👑 The youngest 4-belt champ in #boxing history
Take a bow, @TeofimoLopez. #LomaLopez pic.twitter.com/BWOeLKkcqz
— Top Rank Boxing (@trboxing) October 18, 2020