Site icon Telegrafi

Teofilovski vullnetarisht paraqitet në gjykatë, Prokuroria kërkon marrjen e imunitetit

Prokuroria Publike informon se i dyshuari i parë për keqpërdorimet në Komunën e Tetovës, Zoran Teofilovski, anëtari aktual i Këshillit Gjyqësor, sot vullnetarisht është paraqitur në Gjykatën Penale në Shkup.

Nga Prokuroria thonë se Teofilovski është thirrur në imunitetin gjyqësor, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake e ka anuluar seancën, që fillimisht të kërkojë marrje të imunitetit. Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor, nga Prokuroria thonë se do të veprojnë në pajtim me ligjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Caktohet masa e arrestit shtëpiak për zyrtarët e arrestuar të Komunës së Tetovës

Paraqitja e Teofilovskit vjen pasi që dje ai nuk ishte i disponueshëm për organet e ndjekjes.

Ai është i dyshuar në hetimin që e hapi Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar, ndërsa ka të bëjë me privatizimin e paligjshëm të tokës ndërtimore.

Në të njëjtin hetim dyshohen edhe shtatë persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe ish-të punësuar në Komunën e Tetovës./Telegrafi/

Lexo po ashtu Aksion policor, arrestohen pesë të punësuar në Komunën e Tetovës
Exit mobile version