Peshkopi Teodosije ka thënë sot se Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit do të vazhdojë të kujdeset për kishën e Krishtit Shpëtimtar që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Këtë deklaratë ai e bëri pas një meshe të mbajtur në Graçanicë me ç’rast shtoi se kjo kishë është e shenjtë për Kishën Ortodokse Serbe.
Sipas tij, qëllimi është që ky tempull të bëhet si tempujt e tjerë -“një vend i lutjes” ndërkaq, ka pyetur se “kujt i pengojnë lutjet në Prishtinë”, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
“Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për kishën e Krishtit Shpëtimtarit, ne nuk duam konflikte në nivel politik, as me studentët edhe pse tre ditë ne kemi punuar brenda dhe jashtë, askush absolutisht nuk e ka ngritur zërin kundër tij, si dhe shumë njerëz janë mrekulluar në atë çfarë po bënim”, i ka thënë ai gazetarëve pas një meshe të mbajtur sot në Graçanicë me rastin e një feste ortodokse.
Teodosije ka thënë po ashtu “se askujt nuk i ka penguar çka ka brenda objektit fetar, i cili gjendet në qendër të Prishtinës e që ishte i mbushur me mbeturina, por kur për të u tregua vendosmëri dhe obligim qytetarët për t`u kujdesur për pronën e tyre, atëherë një gjë e tillë i pengoi dikujt”, transmeton Klan Kosova.