Pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocijas lideri i partisë opozitare “Potami”, Stavros Teodorakis konfirmoi se raundi i radhës negociues për emrin do të mbahet më 12 prill dhe ka gjasë që negociatat të kalojnë në nivelin më të lartë.
“Më thanë se prilli ka gjasë ta sjell zgjidhjen. Më 12 të këtij muaji, siç më njoftoi Kocias do të jetë takimi i ardhshëm i rëndësishëm me Ministrin e Jashtëm të IRJM-së dhe nëse takimi kalon mirë, mendoj se rasti do të shkojë në duar të dy kryeministrave”, deklaroi Stavros Teodorakis.
Teodorakis tha se partia e tij do ta mbështeste zgjidhjen eventuale, vetëm nëse e njëjta do të ç’rrënjoste irredentizmin.
“Ne duam zgjidhje për emrin dhe njëkohësisht obligime juridike për tejkalim të dispozitave irredentiste nga Kushtetuta e vendit fqi dhe librat, pasi është shumë e rëndësishme se si edukohen fëmijët. Këtë ia thash Kociasit”, theksoi Stavros Teodorakis.