Telegrafi

Tentuan t’ia vjedhin veturën luksoze BMW para syve të tij, dështuan keq edhe pse e goditën disa herë me shkop bejsbolli (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar një tentim vjedhje, ku shihen dy burra të cilët sulmojnë me shkop bejsbolli pronarin e një veture luksoze.

Të maskuar dhe të armatosur me shkopa bejsbolli, ata sulmuan pronarin e një veture të tipit BMW, derisa tentuan t’ia vjedhin, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë është më interesant është fakti se ai sulmon në pikë të ditës në qendër të qytetit.

Dhe edhe pse e godasin disa herë me shkopa në kokë, ai ishte i vendosur ta mbrojë pronën e tij dhe në një moment, ata dorëzohen dhe ikin nga vendi i ngjarjes me një veturë të Volkswagen Golf.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Birmingham të Anglisë, kurse policia është vënë pas personave që e sulmuan pronarin e veturës, të cilët gjithashtu kishin për synim t’ia vjedhin veturën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=21&v=JgYP52mj0bI