Telegrafi

Tentuan t’ia vjedhin çantën gruas dhe të ikin me motoçikletë, kalimtari i rastit i ndaloi në stilin Kung Fu (Video)

Dy të rinj që po shëtisnin me motoçikletë e kanë pësuar keq, kur tentuan ta plaçkitin një grua e cila po ecte në trotuar.

Ata i janë ofruar tinëzisht ngadalë nga mbrapa dhe në një moment ia vjedhin çantën, dhe vazhdojnë rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, gjithë ngjarjen e kishte parë një djalë i ri që në ato momente gjendej vetëm pak metra më larg gruas, dhe kështu pa u menduar dy herë kërceu para motoçikletës, dhe arriti ta përplas në tokë njërin nga hajnat në stilin Kung Fu.

Si rezultat i këtij veprimi atij i ra çanta e vjedhur në asfalt, dhe duke parë se po rrezikoheshin të përfundojnë në burg, ata u larguan nga vendi ngjarjes duarthatë.

Më pas ky i ri i cili me plot meritë fitoi epitetin e heroit, ia ktheu çantën gruas. Por edhe pse e gjithë kjo ngjarja u filmuar dhe videoja u bë virale në internet, nuk dihet shumë për rastin ndërsa besohet se tentim plaçkitja ka ndodhur në Londër. /Telegrafi/