Kalimtarja që ndodhej skaj një rruge në Laicester të Anglisë, ka rënë pre e sulmit të dy plaçkitësve me biçikleta, që deshën t’ia vidhnin çantën.
Njëri prej tyre ia kapi rripin dhe e rrëzoi, por vetëm e tërhoqi zvarrë dhe iu desh të largohej sepse nuk arriti të largohej me të, transmeton Telegrafi.
Pasi mbeti për një moment e shtrirë, ajo është ngritur sërish dhe duke u dridhur mblodhi gjërat që iu shpërndanë.
Derisa plaçkitësit u larguan me biçikleta, policia është duke bërë hetime për identifikimin e tyre. /Telegrafi/