Site icon Telegrafi

Tentuan t’i vidhnin shtëpinë në Teksas, pronari vret tre burra dhe plagos dy të tjerë (Foto/Video)

Një pronar shtëpie në Teksas, 20 vjeç, vrau tre burra dhe plagosi dy të tjerë, të gjithë të dyshuar në një grabitje të dyshuar në një shtëpi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dyshuarit ia kishin mësyrë një shtëpie në Lindjen e Hjustonit rreth orës 1 të natës, dhe një shkëmbim zjarri pasoi, tha policia.

“Pronari i shtëpisë duket se e ka mbrojtur veten”, ka thënë zyrtari i Departamentit të Policisë Houston, Travis Miller për ABC News.

Pronari i shtëpisë, i cili më vonë e kuptoi se ishte i njohur me njerëz të shumtë të përfshirë në këtë incident, nuk ishte lënduar.

Megjithatë, emrat e burrave të përfshirë në këtë incident nuk janë bërë të ditur.

Dy burrat që mbanin maska u futën me dhunë në shtëpi duke kërkuar para, ka thënë pronari i shtëpisë, duke shtuar se në atë moment ai kapi armën e tij të zjarrit dhe filloi të qëllonte.

Pronari i shtëpive tha se ai përdori një “AK-47 plotësisht të mbushur” për të neutralizuar sulmuesit e dyshuar, duke thënë se të dy burrat po gjuanin në të ndërsa po iknin jashtë. /Telegrafi/

Exit mobile version