Site icon Telegrafi

Tentuan t’i shfrytëzojnë protestat e dhunshme për të kryer vjedhje, qytetari amerikan parandalon plaçkitjen e një banke – ia drejton revolen një burri

Një qytetar ishte përkujdesur që të ruaj rendin dhe qetësinë në qytetin e Santa Monica në SHBA, ku i është kundërvënë një grupi të personave që tentuan të plaçkitin bankën, në kohën kur dhuna dhe kaosi është përhapur gjatë vikendit në SHBA.

Gjithçka filloi derisa protestuesit në Kaliforni, New York dhe Washington DC, janë konfrontuar dhe munduar të ndalin persona të pandërgjegjshëm që kanë thyer lokale duke kërkuar drejtësi për vdekjen e George Floyd, transmeton Telegrafi.

Qindra mijëra protestues në qindra qytete në mbarë SHBA-të po protestojnë, duke bërë që dhuna të rritet por edhe shkatërrimi i pronave.

Por të shtunën disa protestues u konfrontuan me disa qytetarë, në veçanti me një burrë që ndaloi plaçkitjen e një banke.

Madje janë publikuar fotografitë ku shihen se si një burrë ia drejton revolen një burri tjetër, dhe atë në mes të ditës në qendër të qytetit Santa Monica. /Telegrafi/

Exit mobile version