Site icon Telegrafi

Tentuan t’i kontrabandojnë mbi 400 iPhone 7 të kapura për trupi (Foto)

Autoriteti që kontrollon kufijtë në Kinë, ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 400 iPhone 7 të cilat kontrabanduesit i kishin kapur për trupi.

Kjo ka ndodhur në të njëjtën ditë, që kompania Apple e ka lansuar pajisjen e saj të fundit, transmeton Telegrafi.

Fillimisht janë ndaluar shtatë persona që udhëtonin nga Hong Kongu për në Shenzing, të cilët i kishin kapur telefonat për beli dhe në fund të këmbëve. Më pas janë gjetur edhe shumë të tjerë, që provonin të kalonin në këtë mënyrë për t’iu shmangur taksave.

Vetëm gjatë orëve të mëngjesit, janë gjetur dhe konfiskuar 190 iPhone 7, që po transportoheshin ilegalisht.

Sipas ligjeve në Kinë, gjatë udhëtimit lejohet vetëm një pajisje e zgjuar, teksa tjetra konsiderohet kontrabandim. /Telegrafi/

Exit mobile version