Ministria për Punë të Brendshme njofton se më datën 06.08.2022 në ora 01:20 minuta në minierën Brod-Gneotinë, nëpunës policorë të Njësisë Policore Novaci, i kanë privuar nga liria D.D. (37) dhe K.S. (30), të dy nga Manastiri.
Ata janë kapur në flagrancë gjatë tentimit nga miniera të nxjerrin më shumë tuba me naftë të cilën e kanë vjedhur nga makina e punës me të cilën kanë punuar.
Tek ata janë gjetur rreth 100 litra naftë, të cilat i janë kthyer pronarit dhe sende tjera me të cilat e kanë kryer veprën.
Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.