Xhihadistët e Shtetit Islamik kanë sulmuar një punkt të forcave të irakiane në Mosul. Megjithatë, ata nuk e kishin ditur se ushtria irakiane ishte e gatshme për betejë, dhe po i priste e armatosur deri në dhëmbë.
Kamerat e sigurisë që regjistrojnë gjatë natës, kanë filmuar momentin kur terroristët vërsulen në drejtim të punktit me vetura të blinduara, transmeton Telegrafi.
Terroristët që ishin brenda njërës veturë të blinduar dorëzohen menjëherë në momentin që e kuptojnë se forcat irakiane ishin të armatosura deri në dhëmbë, dhe në asnjë mënyrë nuk do t’i lënë të kalojnë.
Ndërsa dy veturat tjera kishin mbetur të bllokuara afër një objekti, pasi vazhdimisht bombardoheshin me predha.
Dhe në tentim që të shpëtojnë e pësojnë edhe më keq, dhe në video mund të shihet se si shumë trupa të pajetë qëndrojnë të shtrirë në shkretëtirë. /Telegrafi/