Videoja ku shihen disa shoferë rusë të kamionëve, duke rrahur hajnat që kishin tentuar të plaçkitin njërin nga kolegët e tyre, është bërë virale në internet.
Në autostradën Kirov, shoferi i kamionit kishte ndaluar për të ndërruar rrotën , por pas tij menjëherë ishte ndalur një veturë, nga e cila kishin dalë tre meshkuj të cilët i kërkonin para, transmeton Telegrafi.
Por shoferi i kamionit u tregua i mençur, dhe kështu përmes radiolidhjes kërkoi ndihmë nga kolegët e vet të cilët ishin në afërsi.
Pas disa sekondave bisedë, në vend të ngjarjes arrijnë shoferët tjerë të cilët rrahën keq hajnat të cilët kishin kërkuar para nga shoferi i “vetmuar”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GCuLCEv1a5M