Site icon Telegrafi

Tentuan të kalojnë ilegalisht rrethojën që ndanë Meksikën nga SHBA-të, tre emigrantë ngecin në majë – shpëtohen nga zjarrfikësit amerikanë

Tre emigrantë janë shpëtuar nga autoritetet e rendit në SHBA, pasi u kapën duke tentuar të kalojnë rrethojën e lartë që ndanë kufirin SHBA-Meksikë në jug të Kalifornisë.

Emigrantët meksikanë kishin arritur të ngjiten në maje të rrethojës nga territori i Meksikës – përkatësisht në Tijuana, por kishin ngecur në anën tjetër që administrohet nga SHBA-të dhe që me urdhër të Donald Trumpit kishte filluar ndërtimi i murit, transmeton Telegrafi.

Ishte ekipi i zjarrfikësve nga San Diego, që pranuan një telefonatë nga Dogana amerikane dhe rojat kufitare. Ata ua bënë me dije se kishin ngecur në maje të rrethojës tre emigrantë që kishin tentuar ta kalojnë.

Me të shpëtuar, policia kufitare arrestoi tre emigrantët, të cilës pas përfundimit të procedurave pritet të rikthehen në Meksikë. /Telegrafi/

Exit mobile version