Personat e arrestuar janë Enerik Serani, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në Këlcyrë e Tiranë dhe për trafik droge në shtetin grek dhe Rigert Isufaj, 22 vjeç.
Të rinjtë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, tentuan të vjedhin një pikë karburanti në Këlcyrë. Gjatë tentativës për grabitje njëri prej dy të rinjve mbante veshur një uniformë policie.
Roja i karburantit arriti të ndjejë grabitësit, të cilët tentuan të hapnin derën e pasme të pikës së karburantit me anë të një kaçavide, dhe është përleshur me ta, duke mos i lënë që të marrin paratë. Pas sinjalizimit të policisë ka nisur dhe hetimi që u finalizua me gjetjen e grabitësve./Telegrafi/