Telegrafi

Tentuan të futen në Zonën 51, shihni si reaguan baza sekrete në SHBA (Foto/Video)

Njerëz të armatosur me uniformë kamuflazhi u shfaqën menjëherë, sapo dy persona me motor u afruan, në atë që mendonin të ishte një hyrje e pazbuluar më parë e Zonës 51 në Shtetet e Bashkuara.

Motoçiklistët, të terrorizuar, u detyruan t’i nënshtrohen kontrollit, teksa dy njerëzit e armatosur ju kërkuan të ngrenë duart lart.

Motoçiklistët po udhëtonin në një rrugë malore në Nevada, pranë perimetrit të Bazës Ushtarake Ajrore, ku mendohet se ndodhet edhe Zona 51, kur ata u ndalën dhe u kontrolluan.

Shumë teori konspirative besojnë se Zona 51, një cep i largët në Nevada, mban brenda saj teknologji të UFO-ve.

Megjithatë këto teori disa herë janë hedhur poshtë dhe vendi është deklaruar se përdoret për të testuar avionët më modernë të ushtrisë amerikane, si “U2” dhe “SR-71”.