Site icon Telegrafi

Tentuan të dezertojnë: ISIS fut në frigorifer 45 luftëtarët e vet derisa i ngrin për vdekje

Brutaliteti i ISIS-it nuk ka të ndalur, cak i sulmeve të xhihadistëve deri më tani kanë qenë të krishterët, kurdët, islamikët e moderuar dhe gratë.

Kurse mediet çdo herë e më shumë po shkruajnë, se në mesin e viktimave të kësaj organizate terroriste janë edhe luftëtarët nga radhët e tyre, transmeton Telegrafi.

Krimi i fundit monstruoz kundër bashkëluftëtarëve të tyre, xhihadistët e kanë kryer në Irak.

Të akuzuar për frikësim, terroristët e ISIS kanë kapur 45 bashkëluftëtarët e tyre duke i futur në frigorifer, raporton agjencia irakiane Al Sumaria.

Islamistët e zënë i kanë mbajtur në frigorifer derisa janë ngrirë, kurse trupat e tyre të ngrirë i kanë rreshtuar përgjatë rrugës, si paralajmërim për të gjithë ata që do të guxonin të mos iu binden urdhrave të tyre.

Al Sumaria raporton të xhihadistët e zënë rob janë mbajtur gjatë tërë ditës në frigorifer, kurse besohet se arsyeja e kësaj vepre makabre ka qenë kinse frika dhe tentimi për të ikur nga vija e parë e frontit në Irak. /Telegrafi/

Exit mobile version