Telegrafi

Tentuan të arratisen nga burgu, ndalohen kur njëri prej tyre ngeci në tavan (Foto)

Të burgosurit në burgun e qytetit Teresina të Brazilit, kanë tentuar të arratisen përmes vrimës së hapur në njërën nga qelitë.

Por, kur njëri nga dhjetë prej tyre ngeci në tavan, të gjithë u zbuluan dhe u kthyen sërish brenda nga forcat e rendit, transmeton Telegrafi.

Ndihma për të burgosurin e ngecur

Ata kishin shfrytëzuar mbingarkesën e burgut dhe kanë punuar për një kohë të gjatë, pa u vënë re.

“Në këtë burg ndodhen 700 të burgosur më shumë se që ka kapacitet, andaj është e vështirë të mbahen nën kontroll”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Për shkak të përpjekjes për arratisje, ata do të dërgohen në departament me siguri më të lartë, teksa do të paraqiten para drejtësisë dhe mund të pësojnë edhe rritje dënimi. /Telegrafi/