Shpëtimi i një alpinisteje 75-vjeçare nga një helikopter në Arizona mund të kishte qenë tragjik.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një moment, pajisja e shpëtimit në të cilën ndodhej alpinistja, që ishte kapur për helikopter, filloi të lëkundej me shpejtësi.
Sipas mediave, një situatë e tillë ndodhi për shkak të turbulencave ajrore, të cilat sipas pilotit të helikopterit Paul Apolinar, ndodh shumë rrallë.
Ndërsa kolegu i tij Derek Geisel kujtoi se barela filloi të rrotullohej shpejt pasi iu afrua helikopterit kur e ngriti lart.
Për fat të mirë, sipas kapitenit të Phoenix Fire Brigade, Bobby Dubnow, asnjë lëndim i rëndë nuk u shkaktua. /Telegrafi/