Site icon Telegrafi

Tentuan fshehtas të vizitojnë Perëndimin, publikohen pasaportat me të cilat Kim Jong Un dhe babai i tij aplikuan për viza (Foto)

Janë zbuluar disa fotografi të pasaportave të cilat thuhet se janë mashtruese dhe janë përdorur nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe babai i tij i ndjerë Kim Jong Il, për të vizituar vendet perëndimore në vitet 1990.

Lexo po ashtu Sa “kushton” Kim Jong-un? Pasuria, mosha, jeta luksoze, si dhe fakte të tjera rreth diktatorit të Koresë së Veriut! (Foto/Video)

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kopje të pasaportave braziliane, të cilat nuk janë publikuar më parë.

“Ata përdorën këto pasaporta braziliane, të cilat tregojnë qartë fotografitë e Kim Jong Un dhe Kim Jong Il, për të provuar të marrin viza nga ambasadat e huaja”, ka thënë një burim i lartë i sigurisë perëndimore në kushte anonimiteti.

Lexo po ashtu “Kur zemërohej, ai vepronte pa marrë parasysh pasojat": Truproja e babait të tij rrëfen detaje nga fëmijëria e Kim Jong-un (Foto)

“Kjo tregon dëshirën për të udhëtuar dhe tregon për përpjekjet e familjes sunduese për të ndërtuar një rrugë të mundshme shpëtimi”, citohet të ketë thënë burimi në fjalë.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, Ambasada e Koresë së Veriut në Brazil nuk ka pranuar të komentojë një gjë të tillë, ndërkaq ministria e Jashtme e Brazilit ka thënë se janë duke hetuar çështjen.

Gjithashtu, po sipas mediave, katër burime të tjera të sigurisë së lartë perëndimore konfirmuan se dy pasaportat braziliane me fotot e udhëheqësve të Koresë së Veriut në emrat e Josef Pwag dhe Ijong Tchoi përdoreshin për të aplikuar për viza në të paktën dy vende perëndimore. /Telegrafi/

Exit mobile version