Telegrafi

Tentonte të kërcente nga dritarja për t’i shpëtuar zjarrit, kinezes i rrëshqet nga dora foshnja – ekipi i shpëtimit reagon shpejt duke e kapur (Video)

Kur shpërtheu një zjarr i madh dhe kaploi një ndërtesë në qytetin kinez Chitaiheu, banorët janë detyruar të kërcejnë nga dritaret për t’i shpëtuar vdekjes.

Një video amatore e filmuar me telefon, tregon një nënë që qëndron jashtë dritares duke mbajtur foshnjën në dorë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë ishin fqinjët që bashkuan forcat, duke parkuar kështu një kamion pothuajse nën këmbët e saj që do t’ia lehtësonte duke kërcyer mbi të.

Por, në një moment asaj i rrëshqet foshnja nga duart, dhe për fat të mirë aty e kapë shpejt një burrë. Ekipet e shpëtimit kanë marrë foshnjën dhe më pas kanë ndihmuar të zbret në tokë edhe nënën e saj, transmeton Telegrafi.