Site icon Telegrafi

Tenton vetëvrasjen pasi që e kishte rrahur burri

Foto: Ilustrim

Një grua në Gjakovë ka tentuar ta vrasë veten pasi ishte rrahur nga bashkëshorti i saj.

Policia raporton se ka arrestuar bashkëshortin e saj, ndërsa viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Policisë viktima pasi që është rrahur fizikisht nga i dyshuari (të dy të përkatësisë rome) në shenjë revolte ka tentuar që të vetëvritet, duke konsumuar sasi të barërave.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe është liruar, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version