Telegrafi

Tenton t’ia vjedhë çantën, hajni tërheq zvarrë gruan në Kaliforni – i dalin në ndihmë kalimtarët e rastit

Një video amatore e regjistruar në jug të Kalifornisë, shfaq momentin kur një grua tërhiqet zvarrë nëpër rrugë nga një burrë që tenton t’ia vjedhë çantën.

Incidenti ka ndodhur të hënën mbrëma në lagjen fqinje të Los Angeles, Hacienda Heights, kur një burrë tërhoqi zvarrë viktimën që e kapi për çante dhe filloi ta tërheq në rrugë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet burri duke e tërhequr dhunshëm zvarrë gruan disa metra në një parking, derisa kalimtarët e rastit vrapojnë për ta ndihmuar gruan.

“Është e frikshme ta shohësh atë. Mund të jetë tezja, halla apo gjyshja juaj. Jam këtu me gruan dhe fëmijët e vegjël, kurrë nuk i dihet”, tha Jose Rafoya, banorë i zonës ku ndodhi sulmi.

Nga policia kanë bërë të ditur se gruaja ka pësuar lëndime të vogla, kurse i dyshuari i paidentifikuar ka arritur të largohet dhe deri më tani nuk raportohet për arrestimin e tij. /Telegrafi/