Site icon Telegrafi

Tenton t’i vë flakën veturës së një biznesmeni, e pëson vet edhe më keq (Video)

Një burrë duke tentuar t’i vë flakën një veture të tipit BMW e ka pësuar vet edhe më keq, kur u përfshi nga flaka, ndërsa policia është vënë pas këtij burri.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ky burrë fillimisht i hedh benzinë veturës mbi kapakun e motorit, dhe derisa mundohet t’i vë flakën e pëson edhe vet, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Khabarvosk të Rusisë, kurse policia beson se burri që i vë flakën veturës e cila shpërndahet dhe e kap edhe atë, kishte pasur një bashkëpunëtor në këtë vepër të shëmtuar.

Ata janë në arrati, ndërsa policia me çdo kusht është duke u munduar t’iu bie në gjurmë këtyre keqbërësve.

Nuk dihet se në çfarë mase është lënduar burri kur u përfshi nga flaka derisa po i tentonte të digjte veturën luksoze.

Pronari i veturës u ka thënë policëve se ish-partneri i tij afarist mund të qëndroj prapa kësaj vepre të pafalshme. /Telegrafi/

Exit mobile version