Një person ende i panjohur për policinë ka hedhur një shishe me derivate të ndezur me zjarr pranë një lokali në Prishtinë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz apo dëme materiale.
Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës dhe se personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe mbetet të hetohet.