Telegrafi

Tenton t’i sulmojë policët me thikë, arrestohet

Foto: Ilustrim

Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që gjatë kontrollit i njëjti ka rezistuar dhe ka kërcënuar zyrtarët policorë duke tentuar t’i sulmojë me një mjet të mprehtë-thikë.

Sipas policisë, nga i njëjti është konfiskuar mjeti i mprehtë-thikë dhe një pako e letrave për mbështjellje të narkotikeve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Gjakovë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.